Yuri Kim: E shkuara ishte madhështore, mendoni për të ardhmen

Diel, 15 May 2022 14:22

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, nga Preza ku ishte prezente në ceremoninë e përurimit të restaurimin e kalasë, dha ndër të tjera një mesazh për të ardhmen e vendit.

Duke folur për Skënderbeun, Kim pohoi se ishte admiruese e madhe e tij, dhe këtë fakt e theksoi gjatë fjalës së saj.

 

Ndërkaq, ambasadorja kërkoi që të punohet për të ardhmen.

 

 

‘Ju falënderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së lidhjes mes SHBA dhe Shqipërisë.

 

Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu.

Desha ta nisnim që këtu dhe unë doja ta nisnim që këtu, jo për shkak të së kaluarës, por në fakt sepse ka lidhje me të ardhmen. Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor.

Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut.

Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e Skënderbeut. Ju mund të mendoji se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen.

Mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...