'700 mijë $ për në inaugurimin e Trump?'/ Kryemadhi: Sponsorizim nga Gugallja dhe Mërtiri, jetojnë në Vjenë

Hënë, 16 May 2022 21:18

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në Çim Peka Live lidhur me akuzat e ngritura nga një media austriake.

'Kronen Zeitung' shkruante se presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, në janar 2017.

Kyermadhi u shpreh se artikulli është i rremë dhe produkt i sponsorizuar nga grupi i inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, të cilët sipas saj jetojnë në Vjenë.

"Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. 'Grupi i Vjenës', ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subvencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet...", u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI hodhi akuza edhe në adresë të kryeministrit Edi Rama.

"Unë vazhdoj t'i bëj thirrje përsëri grupit të Vjenës që të vazhdojë të kërkojnë sepse do të bëjë shumë mirë se mjaftojnë të kthejnë në lojë Monikën akoma më shumë. Çdo ditë që ne flasim, çështja e inceneratorëve do të pasurohet me dokumente të tjera me firmë dhe me vulë. Pse e them këtë? E them këtë për shkakun se çështja e inceneratorëve, sado që Rama të bërtasë, e dëgjuat sot besoj kryeministrin që bërtiste që do të verifikonte jetën e luksit të shqiptarëve që kanë paga minimale. Harron Rama që shqiptarët sot pjesa më e madhe e tyre vishen me rroba të përdorura, është një nga bizneset më të zhvilluara, më shumë se buka që hanë shqiptarët.

Dhe tjetra, unë po i bëj thirrje përsëri, është një çift nga Rubiku që kompania e inceneratorëve i ka dhënë 9 milionë dollarë në 1 vit me paratë e koncesioneve, me paratë e shqiptarëve, ku vetëm evazioni fiskal është 1.8 milionë dollarë, për të thonë që të gjitha kompanitë e Stela Gugallja dhe Klodin Zotos është 25 milionë euro. Ky është evazioni fiskal, kjo është paraja e shqiptarëve me të cilat paguhen shkrime nëpër këto fletushkat e mediave të ndryshme. Nuk ka asnjë lloj problemi, përkundrazi bëhemi të famshëm kudo që jemi. I them zotit Rama, ato para që paguan për shkrimet kundër Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës do të ishte shumë më mirë t'ia jepte ndonjë socialisti të papunë të cilëve u ka dalë shpirti duke mbledhur vota për grupin e inceneratorëve të Edi Ramës", tha Kryemadhi.

Stela Gugallja është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, bashkë me Klodian Zoto. Gugallja është bashkëjetuesja e biznesmenit Mirel Mërtiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...