Presidenti Ilir Meta në konferencë për shtyp Meta: Marrëveshja Rama-Basha e 17 majit vazhdon, shitja e zgjedhjeve të 25 prillit ishte pjesë e saj

Tuesday, 17 May 2022 12:18

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp më 17 maj, për të denoncuar marrëveshjen e 17 majit të para 5 viteve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Ajo marrëveshje e turpshme dhe tinëzare e realizuar në errësirë të plotë 5 vite më parë, tashmë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për qytetarët e Shqipërisë.

 

Ajo nuk ishte një marrëveshje vetëm kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ajo vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas. Jo vetëm kaq, por ajo vijoi përgjatë 5 viteve dhe gëlon ende.

 

 

Djegia e mandateve parlamentare të opozitës ishte pjesë e kësaj marrëveshje, duke i garantuar pushtetin kapjen e plotë të të gjithë pushteteve. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, duke i ofruar partisë-shtet kontrollin mbi të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiake. Pjesë e asaj marrëveshje ishte edhe mos-regjistrimi i PD në KQZ më 13 tetor 2019. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që të kalonin me nxitim dhjetëra koncesione korruptive, pronat e shqiptarëve shkuan si dhuratë për oligarkët.

 

Po kështu edhe shembja e Teatrit Kombëtar pikërisht më datën 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është pjesë e një politike të strukturuar për të zhbërë identitetin dhe për të nxjerrë në ankand trashëgiminë.

Edhe shitja e zgjedhjeve të 25 prillit, duke prishur në heshtje edhe marrëveshjen e 5 qershorit, ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë,” tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...