Berisha: Vuçiç në përgjime me vrasës që bluajnë njerëz të gjallë! Rama nuk i lë gjë mangët

Tuesday, 17 May 2022 22:12

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga takimi me demokratët e Durrësit se Aleksandër Vuçiç nuk mund të futet në Europë pasi është përgjuar duke komunikuar me banditë dhe me vrasës që bluajnë njerëz të gjallë.

Berisha kujtoi edhe rastin kur Zelensky i bëri kërkesë qeverisë shqiptare që mos të pranojë turistët rusë, ndërsa nuk vonoi as një orë kur Rama tha se nuk mund të ndalohen. Sipas Berishës, Ramës i duhet treguar vendi sa më parë.

“A mund të futet në Europë ky i regjistruar në 100 komunikime me banditë. Mund të sillet në Europë ai i cili një anë e mban me rusët dhe një anë e mban me kinezët, dorën tjetër thotë do vij drejt Brukselit? Bëj zgjedhjen njëherë me kë je ti.

Apo ky që në një anë thotë mbështet luftën në Ukrainë, në anën tjetër Zelensky një kërkesë bëri, mos i pranoni turistët rusë si një qëndrim pro-Ukrainës. Si një qëndrim anti-rus. Nuk vonoi asnjë orë dhe Rama tha se ajo s'mund të ndodhi.

Të vijnë ata që kanë përdhunuar e masakruar të vijnë në plazhet tona? Asnjë s'duhet të vij. I bën para syve tanë. Ne duhet t'i tregojmë vendin sa më parë."-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...