Kur thua se ke gjetur ‘vezën e Kolombit’ për Presidentin

E mërkurë, 18 May 2022 09:55

 

"Kriteret për Presidentin i vendos Kushtetuta! Të tjerat janë fjalë boshe të nxitura nga Rama, si “gjethe fiku” për komedinë e tij."

Nga Tritan Shehu.

Nuk kam dëgjuar në asnjë vend të botës demokratike të flitet për “kritere” presidenciale, përveç atyre që parashikon Kushtetuta, ndonjë ligji të veçantë dhe mbështetjes me vota në parlament.

 

 

Të përdorësh të tilla truke thjesht për t’u faktorizuar apo edhe më keq për t’i shërbyer Ramës në lojën e tij, është e pafalshme për një deputet, “opozitar”, aq më shumë për një deputet-jurist.

 

Në fakt janë pikërisht këto kritere të vendosura kuturu e të sforcuara, që zhvlerësojnë të gjithë procesin, i cili në seriozitetin e tij do të bazohej në dy elemente: Kushtetutën dhe votën e deputetëve.

Të tjerat jo vetëm e shkatërrojnë atë, por dhe e vizatojnë Presidentin e ardhshëm si një kukull qesharake.

Edhe diçka në fund: unë nuk jam kundër takimeve e kontakteve në politikë, ky ka qenë një parimi im stabël edhe në çastet më të vështira të përplasjeve dhe as i jam shmangur atyre.

Por nuk mund të mos më lërë një shije të keqe një dukuri:

Edhe plas që të takohesh me kundërshtarin politik duke deklaruar që ke gjetur “vezën e Kolombit” për të zgjedhur Presidentin nëpërmjet disa “kritereve“ të denja veçse për drejtues NGO të Ramës…dhe më tej, mbasi e josh atë, stepesh ta takosh, kërkon “jallan shahit“, publik, kolegë të tjerë a media për ato, sikur Balla të jetë ndonjë vampir!

Ndoshta kjo vjen nga kompleksi i fajit për bërjen pjesë të këtij dueti me Ballën, që në fakt vetëm po të përdor!

Së paku ta realizonte këtë me Ramën, me pak guxim më shumë, por dhe me benefite më shumë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...