Berisha: Të ndalojmë shpërbërjen e Kombit, kjo është një betejë për të ardhmen tonë

E mërkurë, 18 May 2022 15:31

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook.

Berisha shkruan, se në vendin tonë po ndodh shpopullimi, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Po ikën rinia, e ardhmja e vendit, shkruan Sali Berisha në Facebook.

‘Ne po shpërbehemi, po zvogëlohemi çdo ditë e më shumë. Po ikën rinia, e ardhmja e vendit. Asnjëherë përveç se në diktakturën hoxhiste nuk është vepruar kundër qenies e identitetit tonë. Duhet ti themi jo kësaj situate’, - shkruhet në foton e postuar në Facebook.

‘Kjo është një betejë për të ardhmen e kombit tonë, për vokacionin tonë perëndimor, për lirinë, demokracinë, e çlirimin e çdo potenciali që të rinjtë të jetojnë pa frikë e besimplotë se ne Shqipërinë do ta bëjmë!’, - shkruan Sali Berisha në Facebook

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...