'Taulant Bego' organizoi konferencën ku ishte Pomepo'/ Berisha: Si Tahiri që e çoi Rama në Shtëpinë e Bardhë

E mërkurë, 18 May 2022 21:06

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Berat para demokratëve se Taulant Balla ka organizuar konferencën e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë. Berisha e krahasoi rastin e Pomepos duke thënë ‘si Tahiri që e çoi Rama në Shtëpinë e Bardhë.'

Berisha mohon kategorikisht të ketë kërkuar takim me Pompeon, i cili erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në aktivitetin e opozitës iraniane, MEK, në Manzë.

 

"Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, dua t'ju them se kam ndjerë një trishtim, jo pse unë nuk u takova, se nuk kisha pse të takohesha, unë jam në një proces. Por çfarë ndodhi? Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Bego, i cili me të gjitha dokumentet është 56 bashkëudhëtar herë me gratë dhe herë pa gratë, me Edmond Begon të dënuar vite të tëra për trafik droge, i njohur botërisht. Për ish-sekretarin e shtetit, konferencën mund ta organizonte ministria e Jashtme, Universiteti, Akademia Diplomatike, Këshilli i Ambasadorëve, Këshilli i Atlantikut të Veriut, por që konferencën ta organizonte Taulant Balla, e dini ç'më kujtoi? Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Faqe e zezë! Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe Shtëpia e Bardhë është vizituar disa herë nga kryeministra të Shqipërisë e presidentë, por aty shkohet me ministrin e Jashtëm, jo me ministra të tjerë. Atij që s'i takon kurrë të shkojë aty është ministri i Brendshëm dhe ky na e mori e na e çoi, në një kohë kur Saimir Tahirin e kishim akuzuar me dhjetëra herë me dokumente se makina e tij po përdorej nga klani Habilaj për trafik droge dhe jo vetëm ne, e kishte akuzuar ish-shefi i anti-drogës Zagani. Si mund të çohej ky në Shtëpinë e Bardhë.

 

I njëjti mekanizëm që shndërroi Taulant Begon, në organizatorin e konferencës së 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. E papranushme, është fyerje qoftë për miqësinë mes dy vendeve, qoftë për ne si shqiptarë. Kemi ne plot të tjerë që mund t'i bëjë një konferencë ish-sekretarit Pompeo, mikut të shqiptarëve, dhe pastaj shpifin dhe trillojnë se gjoja paskam kërkuar unë takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim. Ai ka bërë detyrën e tij dhe për ta mbyllur këtë kapitull, u bënë copash një muaj rrresh që të merrnin një deklaratë për Sali Berishën, por e patë vetë. Unë s'i kërkova askujt. Ai erdhi dhe e shpjegoi qëllimin e kuptoi si u sollën gjërat dhe bëri një Tëitter, udhëtim në Shqipëri tek MEK-u iranian, në kampin e Manzës, asnjë fjalë tjetër. Kjo është e vërteta."-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...