Kryeqyteti, xhungël betoni/ Meta: Çlirimi i Tiranës nga kjo zgjedhë asfiksuese, detyrim patriotik!

E Enjte, 19 May 2022 12:39

 

Presidenti Ilir Meta e ka kthyer vëmendjen sot tek ndërtimet e pafundme që vazhdojnë të pushtojnë kryeqytetin dhe të përkeqësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Meta e ka konsideruar këtë politikë që po ndiqet nga qeveria si një projekt shkombëtarizues, ku më të rëndësishme janë paratë se vlerat dhe thekson se “çlirimi i Tiranës nga kjo zgjedhë asfiksuese është një detyrim qytetar dhe patriotik”.

Ky mekanizëm është kërcënim për të vetëpunësuarit
Duke iu referuar raporteve të fundit për qarkullimin e parave të paligjshme dhe pastrimin e tyre nëpërmjet ndërtimeve në kryeqytet, Meta shkruan në Fb:

 

 

“Tiranës së sotme nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga ajo e 30 viteve më parë. Hapësirat e gjelbra janë ngushtuar. Ndërtesa të reja po lartësohen çdo ditë, ndotja është shtuar, trafiku ka raste që është i papërballueshëm, parkimi është një mision, pothuajse i pamundur.

 

Vlerësimet janë se 40% e ndërtimit qarkullon paratë informale, nga disa kompani, kryesisht në kullat e shtrenjta. Paraja informale duket se ka qenë lobuesi kryesor për të rritur sipërfaqen me leje ndërtimi”.

Këto janë konstatimet tronditëse, që i shohim çdo ditë dhe që i sjell në vëmendjen e banorëve të Tiranës, revista prestigjoze “Monitor” në editorialin që nuk duhet humbur: “Si po shpërdorohet e ardhmja e kryeqytetit!”

Me të drejtë një nga mendjet më të ndritura të kombit do ta krahasonte vite më parë Tiranën me “një xhungël betoni dhe asfalti”, të shndërruar në "lavatriçen" e pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit, të shpërfytyruar dhe që portretizon më së miri atë sekt që nuk çmon as të shkuarën dhe as të ardhmen e popullit dhe vendit të vet, që ka shkatërruar çdo trashëgimi historike dhe kulturore, në zbatim të një projekti shkombëtarizues, ku më të rëndësishme janë paratë se vlerat.

Mbyllja e pamëshirshme e hapësirave jetësore për banorët e Tiranës, paraliza e lëvizjes qytetare, biznesit të vogël dhe të mesëm nga mafia e betonit, ngushtimet dhe devijimet e qëllimshme të rrugëve dhe nyjeve të trafikut, vetëm për t’i shërbyer një grushti klientelist dhe oligarkësh të lidhur me pushtetin e kanë renditur kryeqytetin, në qendrën urbane me cilësinë më të keqe të jetës në Europë dhe ndër të fundit në botë sipas statistikave më serioze.

Me shërbimin më të keq shëndetësor, me fuqinë blerëse më të ulët dhe me ndotjen më të lartë të ajrit. Ky është rrethimi dhe kapja e programuar e kryeqytetit, mbyllje e perspektivës së tij dhe të banorëve.

Çlirimi i Tiranës nga kjo zgjedhë asfiksuese është një detyrim qytetar dhe patriotik!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...