Berisha: Regjimi i Ramës më anti-shqiptari pas Enver Hoxhës! Qeveritarët shtojnë pasuritë përrallore

E Enjte, 19 May 2022 18:48

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme para demokratëve të Korçës se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve.

Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.

 

"Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.

 

 

Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës.

 

Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri?

Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër."-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...