Meta nënvizon vërejtjet e PE: Shprehin keqardhje për mosdënimet e niveleve të larta në blerjet e votës

Saturday, 21 May 2022 14:02

 

Presidenti Ilir Meta ka vënë theksin sot tek disa pika të veçanta të Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian me shumicë votash, për të cilat tha se ishte "gjuhë e drejtpërdrejtë" e përshkrimit të situatës në Shqipëri.

“Përmes kësaj Rezolute, - tha Meta duke cituar dokumentin, - Parlamenti Europian kujton se anëtarësimi në BE varet nga reformat e qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike.

 

Shpreh shqetësimin serioz për klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak.

 

 

Kujton rëndësinë e ndërtimit të konsensusit të nevojshëm ndërmjet të gjithë aktorëve.

 

Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

Bën thirrje politikës shqiptare të tregojë pjekuri në trajtimin e çështjeve me interes publik, të rrisë demokracinë dhe integritetin konkurrues brenda partiak.

Rikujton nevojën për të adresuar mangësitë zgjedhore në ërputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Shpreh keqardhjen për mungesën e dënimeve përfundimtare të niveleve të larta në rastet e blerjes së votës. Rikujton përgjegjësinë e autoriteteve qendrore dhe vendore për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe gjithpërfshirje," theksoi Presidenti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...