“Sfidat e mëdha mund t’i përballojmë duke qenë të bashkuar”- Presidenti Meta mesazh nga Kosova: Jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë

Hënë, 23 May 2022 14:00

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në një aktivitet në Kosovë me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të Juniku, i cili u bë platforma kryesore për Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë.
Kreu i Shtetit tha se sot pas 110 vjetesh kemi shumë arsye për të qenë falenderuar atyre patriotëve, ndërsa theksoi se sfidat e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës mund të kalohen vetëm duke qenë të bashkuar.

“Ne sot i gëzohemi Shqipërisë si anëtari i NATO dhe pret të hedhe një hap drejt BE, ne i gëzohemi edhe Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, një vend model sa i takon demokracisë në zgjedhje, respektimi te pakicave dhe që ecën e sigurt drejt integrimit euroatlantik.

Ne shqiptaret jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë në rajon. Ne jemi për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë pa paragjykime, por duhet që këtë respekt edhe të tjerët ta tregojnë me ne. Duhet të jemi edhe më të hapur

Ne ndodhemi para sfidave të mëdha dhe ato mund ti përballojmë vetëm të bashkuar dhe me krenarinë e të qenit shqiptarë.

Suksese Kosovës edhe në Këshillin e Evropës”, tha ndër të tjera Presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...