Drejt fundit të 'teatrit' për Presidentin, Partia Socialiste nis zbatimin e skenarit të vet

Hënë, 30 May 2022 11:12

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se procesi për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt përfundimit. Balla është shprehur se në raundin e katërt, PS-ja do të vijë me një kandidaturë.

“Unë mendoj se është një përgjegjësi procesi dhe pjesëmarrja në proces. Ne nuk do ta lëmë vendin pa President. Ne do të propozojmë dikë që bashkë me ne do të ndajë përgjegjësitë. Në raundin e katërt dhe të pestë, Kushtetuta ka përcaktuar se askush nuk mund të marrë peng procesin, nëse opozita ka dëshiruar një President që ta zgjedhë. Kemi ardhur në momentin e përmbylljes së këtij procesi.
E para, dua t’ju them se në raundin e katërt PS-ja do të propozojë një kandidat në varësi të një procesi që jemi duke vijuar që nga maji. Përgjatë porcesit kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidatura që shqiptarët kanë pritshmëri. Presidenti të jetë një autoritet moral”, tha Balla

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...