Ndërroi jetë në Gjermani/ Mbërrin në atdhe trupi i Bujar Nishanit! Ja kur do t’i mbajë homazhet grupi

E mërkurë, 01 June 2022 08:50

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme në Gjermani, ku kishte shkuar për një mjekim më të specializuar, do të përcillet për në banesën e fundit 


Prej një muaji, Nishani ndodhej në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, në Gjermani, ku ishte duke u kuruar, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid19. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua gjatë ditëve të fundit dhe po mbahej në jetë përmes aparaturave. Trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit ka mbërritur në Shqipëri herët në mëngjes këtë të mërkurë dhe do të vendoset në sallën “Skëndërbeu” në institucionin e Presidencës. Më pas familjarët do të presin vizita për homazhe në dy fasha oraresh.

Familjarët do të presin miqtë, dashamirësit dhe të afërmit e të ndjerit nga ora 10:00 deri në mesditë në orën 14:00. Më pas do të ketë një pushim prej dy orësh dhe pritjet do të rinisin nga ora 16:00 deri në orët e vona të mbrëmjes, 22:00. Ndërkohë, ditën e enjte do të zhvillohet ceremonia zyrtare e përcjelljes së ish-kreut të shtetit me protokoll shtetëror. Ceremonia do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të ditës së enjte. Më pas arkëmorti do të përcillet në këmbë deri tek ura e Lanës, ku dhe do të bëhet nisja drejt varrezave të Sharrës. Zoti Nishani është i dyti ish-President shqiptar pas Ramiz Alisë që ndahet nga jeta. Ish-Presidenti i parë pluralist pas viteve ’90, Ramiz Alia është përcjellë në 9 tetor 2011 për në banesën e fundit, ndërsa homazhet për nder të tij janë zhvilluar për 1 orë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, do të shkojnë për homazhe te familja e ish-Presidentit Nishani ditën e enjte, në orën 11. Një ditë para se trupi i pajetë i Nishanit të mbërrinte në Shqipëri, sekretari i Grupit të PDsë ka njoftuar deputetët se: “Ditën e enjte do të zhvillohen homazhe në nder të Presidentit Nishani. Ne si Grup Parlamentar do të shkojmë në orën 11:00”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur në “WhatsApp”-in e tyre.

KUSH ISHTE BUJAR NISHANI

Presidenti IX i Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e së shtunës të 28 majit 2022, në moshën 56-vjeçare. Ai ka lindur më 29 shtator 1966 dhe ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, duke mbajtur edhe poste të larta shtetërore. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988.

Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master” në Studimet Europiane, në Shkollën e Studimeve Europiane pranë Universitetit të Tiranës.

Bujar Nishani mori mandatin presidencial në 24 korrik të vitit 2012 dhe shërbeu në këtë post përgjatë një mandati të plotë, të cilin e përmbylli më 24 korrik 2017. Në këtë post erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe pas angazhimit disavjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.

Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005. Ai ka mbajtur pozitën e ministrit të Brendshëm në vitin 2007 dhe në vitin 2011, ndërsa atë të ministrit të Drejtësisë në vitin 2009. Nishani ishte Presidenti i gjashtë i Shqipërisë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...