Meta, nderim ish-Presidentit: Nishani shkëlqeu në çdo detyrë, mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar!

E mërkurë, 01 June 2022 13:16

 

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe sot përpara trupit të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë më 28 maj nga një sëmundje e rëndë. Në një prononcim për mediat në dalje, Meta bëri vlerësimin më të lartë për figurën e Bujar Nishanit, në të gjitha dimensionet e tij.

“Sot, së bashku me anëtarët e kabinetit tim si President, - tha Meta, - u përkulëm me nderim përpara Presidenti Nishani dhe njëkohësisht i transmetuam ngushëllimet më të ndjera dhe sinqerta, znj. Nishani, Ersit e Fionës dhe familjarëve të tjerë për këtë ndarje të dhimbshme dhe shumë të parakohshme të Presidentit Nishani nga jeta.

Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa diskutim ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe seriozë të këtyre dekadave, që në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij, integritetin e tij, konstruktivitetin që e karakterizonte dhe në çdo detyrë, veçanërisht në atë të Presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, publik, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj dhe pa diskutim, i Kushtetutës së Shqipërisë.

 

 

Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata që u shërbeu me përkushtim, me besnikëri, pa asnjë diskutim dhe për atë që patën mundësinë ta njihnin nga pranë dhe të njihnin dhe virtytet më të mira njerëzore që mishëronte në personalitetin e tij mjaft human”, theksoi kreu i shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...