SPAK heton për shërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”

E mërkurë, 01 June 2022 20:19

 

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK është duke hetuar për shpërdorim detyre lidhur me kallëzimin e kryer për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimanzin “Sami Frashëri”. E pyetur nga BIRN, koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se ka një procedim të regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. “Procedimi është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Është në hetim dhe nuk ka vendimarrje. Nuk ka ndonjë person nën hetim deri tani”, sqaroi Krasta.

Projekti i rindërtimit të shkollës së mesme “Sami Frashëri” për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga New York rreth dy javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po heton një wc provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime.

“Unë nuk kam problem përshembull që SPAK është duke hetuar murin ndarës midis shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe teqes[…], fare. Dhe një wc-je të bërë aty provizorisht vetëm për të ngulur një gozhdë, për këto truket që bëhen për të ruajtur distancën. Unë s’kam përfitim personal nga ‘Sami Frashëri’ se un nuk jetoj tek ‘Sami Frashëri’, nuk kam shtuar kat që të marr vet apartament të Sami Frashëri dhe nuk jam më sot student tek ‘Sami Frashëri’. […]Nuk kam asnjë problem me prokurorin. Gjasat janë që do mbyllet sepse s’ka abuzim me detyrën”, deklaroi ndër të tjera Veliaj.

SPAK nuk pati qëndrim lidhur me deklaratën e Veliajt për mbylljen e çështjes. “Prokuroria e Posaçme nuk komenton deklaratat e askujt dhe nuk ka asnjë opinion”, pohoi Krasta.

Punimet që po kryhen në shkollën “Sami Frashëri” janë cilësuar prej opozitës si abuzive dhe pa leje përkatëse. Në intervistën e dy javëve më parë Veliaj mbajti qëndrim edhe lidhur me denoncimet e opozitës. “[…]Kur shikon se si opozita ka ngritur këtë, po bëhet Sami Frashëri pa leje, çdomethënë pa leje, Sami Frashëri është pronë publike e bashkisë, nuk është pronë private”, pohoi Veliaj./ BIRN

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...