Alibeaj dhe Bardhi nuk marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Nishanit

E Enjte, 02 June 2022 15:22

 

Sot u zhvillua ceremonia e varrimet të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në këtë ceremoni morën pjesë me qindra persona. Një numër shumë i madh morën pjesë edhe në ceremoninë e shkurtër në varrezat e Sharrës.

Por u vu re mungesa e deputetëve të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët nuk kanë marrë pjesë në varrimin e Nishanit. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në Rogner pas homazheve.

 

Kështu deputetët e PD, Alibeaj dhe Bardhi bojkotuan varrimin e ish-Presidentit Nishani. Në ceremoni nga miqtë e Bardhit kanë qenë vetëm Flamur Hoxha dhe Bledion Nallbati.

 

 

Edhe Taulant Balla me grupin parlamentar të PS kanë qenë të pranishëm, por jo Bardhi, Alibeaj e deputetët që u shkojnë pas këtyre.

 

Në varrimin e Nishanit ishte edhe kryetari i PD, Sali Berisha me grupin parlamentar të PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...