Mes trëndafilave të bardhë: Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore

E Enjte, 02 June 2022 15:27

 

Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet e Presidencës është mbajtur ceremonia shtetërore e homazheve për ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 56-vjeçare.

Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit është nderuar jashtë ambienteve të Presidencës, teksa të pranishmit kanë mbajtur 1 minutë heshtje.

Pas nderimeve të fundit, trupi i ish-presidentit është shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

2 qershori u shpall ditë zie kombëtare me vendim qeverie në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...