Rama cakton emrin e presidentit të ardhshëm

Premte, 03 June 2022 20:20

 

Kryesia e PS ka përzgjedhur kandidatin për president të Republikës.

Bajram Begaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i kalon Kuvendit për votim nesër në orën 18:00, tha kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë socialiste, që zgjati më shumë se dy orë.
"Kemi përmbyllur procesin e përzjgedhjes së kandidaturës që do të çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur, duke vënë në dispozicon të Kryesisë së të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlementar me zarfe. Kandidaturat janë ndarë në tre grupe. Është përjashtuar grupi i kandidaturave të propozuara nga brenda grupit parlamentar. është hequr edhe blloku i kandidaturave që janë gra e burra të nderuar që i përkasin kësaj familje dhe që kanë patur aktivitet në PS. E kemi thënë, e kemi ridiskutuar që të gjithë që PS-së i takon që të në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t'u japë shqiptarëve një kryetar shteti. Dhe blloku i tretë, ka patur 26 kandidatura, janë shoshitur në një numër të caktuar xhirosh në tryezë, për të arritur në konkluzionin që të propozojmë Bajram Begën, shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë", u shpreh Edi Rama.

 

 

Kush është kandidati për president, Bajram Begaj
Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

 

Gjeneral Major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Është i martuar dhe ka dy djem

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...