Zhvatja e pronave të ushtrisë, kandidati i Ramës për President është kallëzuar në SPAK

Premte, 03 June 2022 20:41

 

Kandidati i propozuar nga Edi Rama për President Republike, Bajram Begaj, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021. Kallëzimin e ka bërë Artur Meçollari, një tjetër emër i njohur në radhët e Forcave të Armatosura dhe pjesë e grupit negociator për cështjen e detit me Greqinë.

Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Gazetari Ferdinand Derivishi në një shkrim të muajt tetor 2021 zbardh më shumë detaje rreth kësaj afere milionëshe.

“Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh”, shkruan Dervishi.

 

 

Natyrisht që këto lëvizje në inventarin e ushtrisë nuk bëhen dot pa miratim nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

 

Ndër të tjera në shkrim thuhet se "më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake".

Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi autorit të këtij shkrimi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 i pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Edhe pse praktikisht duhet t`i përulemi vullnetit rrezikues të një njeriu të vetëm, ndëshkimi përmes ligjit është shpresa e vetme e një populli të tërë për të shpëtuar nga skemat mafioze të grabitjes së pasurive publike.

"Deri tani, të orkestruara nga maja e piramidës së pushtetit, këto skema kanë treguar se janë krijuar vetëm për qëllime kriminale. Abuzimi me pronat publike, falja e tyre klientëve apo oligarkëve si të ishin prona të lëna trashëgim nga babai, deri tani ka pasur vetëm një qëllim: mbushjen e xhepave. Le të besojmë nisjen e ca ndryshimeve domethënëse!”, thuhet në shkrimin e publikuar nga INA (rrjeti investigavit shqiptar) / Lapsi.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...