'Nismë e Vuçiç në shërbim të Rusisë'/ Bushati: Rama gënjen, Mali i Zi s'është bashkuar me 'Ballkanin e Hapur'

Tuesday, 07 June 2022 22:02

 

Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se lajmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama se Mali i Zi i është bashkuar Ballkanit të hapur është i pavërtetë. Që kjo të ndodhë, tha analisti, duhet të votohet nga Kuvendi i Malit të Zi.

Sipas Bushatit lajmi për zgjerimin e Ballkanit të Hapur po serviret nga Rama për të mbuluar atë që konfirmoi ministri i jashtëm rus, se kjo është një nismë e Serbisë me mbështetjen e Rusisë.

“Ministri i Jashtëm rus pranoi se kjo është një nismë e Vuçiçit dhe e mbështetur nga Moska në kundërshtim me Brukselin, që i do këto vende me Ballkan të mbyllur, sipas Rusisë.

Kemi marrë një konfirmim se Ballkani i Hapur është një interes serb që i intereson Rusisë. Rusia thotë më mirë Ballkani të kontrollohet nga ne përmes Serbisë se sa nga Parisi dhe Berlini”, tha Bushati

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...