Ballkani i Hapur/ VOA: Fiton Serbia, do ketë dalje në det në portet shqiptare

E mërkurë, 08 June 2022 09:13

 

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.

Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’u bashkohen në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas Zërit të Amerikës, Serbia, që paraqet vendin dhe tregun më të madh në këtë nismë, ruan lidhje të fuqishme me Rusinë dhe Kinën. Ajo është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

 

"Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, “sepse do të ketë dalje në det” (nëpërmjet porteve shqiptare) dhe duke qenë për disa herë më e fuqishme ekonomikisht do të shtrijë prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre," raporton VOA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...