Mesazhi i fortë i Berishës nga Elbasani: Po përgatitemi për betejë me regjimin e Edi Ramës

E Enjte, 09 June 2022 19:59

 

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një mesazh të fortë nga Elbasani, gjatë takimit me intelektualët atje.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike po përgatitet për betejë me regjimin.

Lideri demokrat kërkoi angazhimin e strukturave lokale të PD në mënyrë që Edi Ramës t'i shkurtohen ditët në pushtet.

"Duhet t’u informoj se ne përgatitemi për betejë me këtë regjim. Pse përgatitemi për betejë me këtë regjim? Të dashur miq, nëse Partia Demokratike do kishte qëndruar si një forcë beteje, si opozitë me të gjitha detyrimet e saj, të gjitha këto që po flasim nuk do të kishin ndodhur dhe Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet në mënyrë absolute. Partia Demokratike mbajti qëndrime vetëvrasëse në vitet që shkuan. Të mos harrojmë, kemi një gjë, ju jeni të rinj dhe po anëtarësoheni sot, por ne të tjerët jemi ata që ishim 8 vite. Dhe çfarë kërkohet nga ne? Kërkohet që të mos jemi më ata që ishim 8 vite, të dalim nga apatia jonë. E kam theksuar dhe do ta theksoj, Partia Demokratike ka sot një armik shumë të fortë tek vetja e vet, duhet të dalë nga apatia. U rithemeluam, ju shprehni besim, është një gjë shumë e madhe, por vetë demokratet, drejtuesit në radhë të parë, se anëtarësia është e gatshme, duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe nuk mund të lënë këtë qeveri të sillet në këtë mënyrë, të caktojë borde për të rritur çmimet dhe për të justifikuar rritjen e çmimeve, bordet mbrojnë krye këput interesat e Edi Ramës dhe oligarkëve. 800 milionë është fatura që kanë paguar qytetarët shqiptarë për shkak të bordeve", u shpreh Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...