Thirrja e Berishës: Regjimi monist duhet përmbysur! Të shndërrohemi të gjithë në organizatorë

Saturday, 11 June 2022 14:18

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha e mbylli fjalën e tij përpara krerëve të degëve të PD-së me një thirrje.

“Ndaj ne do u kërkojmë shqiptarëve që të marrin në duar fatin e tyre. U përpoqën që të caktojnë një kryetar për demokratët. Dështuan. Po përpiqen që të mbajnë Ramën kryeministër. Por do dështojnë nëse ne do ngrihemi në lartësinë e misionit tonë.
Ndaj u bëj thirrje që të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë. Të mbështetësve tanë.

Koha është të bëjmë natën ditë. Të bëjmë gjithçka për të shumëfishuar aktivitetin tonë. Kemi trashëgimi pozitive, por kemi edhe probleme për t’i zgjidhur.

 

Unë e di se secili prej jush do donte të merrej me një drejtim dhe një çështje. Nuk mund të kemi këtë privilegj. Ne duhet të veprojmë njëkohësisht në shumë drejtime. Duhet të veprojmë me gjithë forcën tonë në organizim. Duhet të shndërrohemi të gjithë në organizatorë.

Duhet të shndërrohemi të gjithë në propagandistë të të vërtetave tona. Të shumëfishojmë aktivitetin tonë, në media, në rrjetet sociale dhe kudo.

Duhet të shndërrohemi të gjithë në aktivistë që dinë dhe do afrojnë çdo ditë e më shumë njerëz rreth vetes tonë.

Me përkushtim do të krijojmë frontin e përbashkët opozitar. Regjimi monist është mynxyra më e madhe që e ka pllakosur vendin. Ai duhet përmbysur me çdo mënyrë demokratike. Unë kam besim se do qëndrojmë në lartësinë e misionit dhe detyrave tona,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...