Kur Rama mbronte Agim Kajmakun: E akuzoni pa verifikuar asgjë

Diel, 12 June 2022 15:59

 

Ish- kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ra në prangat e policisë italiane pasi iu sekuestruan 20 kg kokainë, por ai ka qenë një nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste që është marrë në mbrojtje, më herët, nga kryeministri Rama. Para se KQZ, ti hiqte mandatin e kryebashkiakut, Rama deklaronte se mediat dhe opozita akuzojnë Kajmakun pa verifikuar asgjë.
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua një ditë më parë, në Itali, pasi iu sekuestruan 20 kilogram kokainë. Por e djeshmja ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, për ish kryebashkikun socialist, i cili u dogj për shkak të ligjit të dekriminalizmit, e megjithatë u mor në mbrojtje nga kryeministri Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.

 

 

Odiseja e problemeve të tij, me drejtësinë, nisi pas zgjedhjes si kryebashkiak në vitit 2019, ku opozita e akuzoi për fshehje të fshehje të dënimin në Greqi për falsifikim parash. Por pavarësisht akuzave kryeministri Edi Rama vendoste duart në zjarr për të zgjedhurin e tij, duke e marrë publikisht në mbrojtje.

 

 

Madje gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2019, Kryeministri Rama e cilësonte Kajmakun, njësoj si veten. Edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, u bënte thirrje qytetareve të votonin Agim kajmakun.

Por ndërsa kryeministri akuzonte opozite dhe mediat, se po i binin në qafe pa të drejtë Agim Kajmakut, ky i fundit e gëzoi për shumë pak kohë, karrigen e kryebashkiakut të Vorës.

Kjo sepse KQZ, në nëntor të vitti 2019, i hoqi mandatin Kajmakut, pasi u vërtetuan akuzat, se kishte fshehur dënimin që kishte marrë në shteti grek, pasi nga përgjigja që Interpol Athina dhe i dërguan Prokurorisë së Përgjithshme, u vërtetua se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.

Këtë arrestim ai nuk e kishte deklaruar kur ai kandidoi në votimet moniste të 30 qershorit 2019, nën siglën e PS-së. Pas këtij episodi kryeministri Rama u mundua të shfajësohej me justifikimin e përhershem se Partia Socialiste, s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin.

Kajmaku u shpall në kërkim nga policia pasi KQZ e shkarkoi nga detyra dhe i hoqi mandatin dhe megjithëse pas arrestimit Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Periudha e lirisë për Kjamakun do ishte e shkurtër, deri më 29 maj, të këtij vitit, ku ju vendosen prangat nga policia italiane

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...