Berisha: Të anulohet harta e re, qytetarët nuk kanë akses në drejtësi

Hënë, 13 June 2022 14:10

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediet këtë të hënë mbi hartën e re gjyqësore, duke thënë se shkrirja e gjykatave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se kjo hartë i pamundëson qytetarëve të 10 qyteteve aksesin në drejtësi për shkak të shpenzimeve shtesë.

 

“Harta e re e gjyqësorit e Edi Ramës, është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me anë të vetingut, krijimit të një stoku dosjesh, Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi,” tha Berisha.

 

 

“PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e tij të menjëhershëm, pasi ky projekt ndëshkon dhjetëra e mijëra qytetarë, qindra e qindra avokatë dhe ekspertë. Mbi të gjitha ky projekt e përqendron vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e dy-tre personave, të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi,” theksoi ai.

 

Berisha tha se harta e re gjyqësore bie ndesh edhe me rezolutën e Parlamentit Europian.

"Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant të rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, që kërkon shprehimisht që harta e gjyqësorit të marrë në konsideratë mendimet e grupit të interesit dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata për procesin e duhur gjyqësor. Në të vërtetë, harta e re e hedh poshtë këtë kërkesë të rezolutës së Parlamentit Europian,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...