Berisha: Mbështes grevën e avokatëve, të anulohet urgjent harta gjyqësore

Tuesday, 14 June 2022 11:44

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi në lidhje me grevën e avokatëve, të cilët kërkojnë anulimin e hartës së re gjyqësore.

Sot greva 4-ditore e avokatëve të vendit kundër Hartës së Gjykatave.

Të dashur miq, sot të gjithë avokatët e vendit nisën grevën katërditore kundër hartës së re antikushtetuese, antiligjore, të sistemit të gjykatave që dhunon rëndë parimet e procesit të rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptarë.

 

Kjo hartë në mënyrë arbitrare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo, me shpenzimet shtesë që u krijon qytetarëve, udhëtime, hotele etj, e bën të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë.

Me hartën antikushtetuese, Rama ka dy qëllime kryesore:

• Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.

• Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...