Harta gjyqësore/ Avokatët në grevë: Cenohet rëndë aksesi në drejtësi

Tuesday, 14 June 2022 12:04

 

Një grevë katërditore kundër miratimit të hartës së re gjyqësore, e cila rrudhos ndjeshëm numrin e gjykatave në të gjithë vendin, ka nisur nga të gjithë avokatët e Shqipërisë.

Në daljen e tij para mediave, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, paralajmëroi masa ndaj të gjithë atyre avokatëve që nuk respektojnë vendimin e marrë madje deri në heqje të licencës.
Sipas Haxhias, përjashtim nga ky bojkot bën vetëm masa e sigurisë ndaj të arrestuarve. Protesta sipas Haxhisë, do të zgjasë deri ditën e premte duke nisur nga kjo e martë.

Haxhia: Nuk ka asnjë avokat të paqartë. Do t’i bëjmë dhe kërkesë gjykatës që nuk do të marrim pjesë për shkak të këtij vendimi. Masat e sigurisë në mënyrë absolute nuk do të bojkotohen. Ne shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona, që nuk janë të avokatëve, por të personave fizikë e juridikë.

 

Nëse avokatët nuk i binden urdhrit të Dhomës së Avokatëve për bojkot, do procedohen ose do merren masa deri në heqjen e licencës. Nëse nuk do të merret parasysh, Komiteti Drejtues do mblidhet për të përcaktuar qëndrimin që do të ndjekim. Të gjithë janë pajtuar dhe nuk është asnjë që nuk ka rënë dakord. Kjo situatë nuk zgjidhet me një situatë që krijon akoma më shumë probleme.

Pavarësisht se Ministria e Drejtësisë pretendon se drafti i miratuar tanimë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është konsultuar me grupet e interesit, për kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, takime të tilla kanë rezultuar farsë, pasi nuk është marrë në asnjë rast mendimi i tyre.

Haxhia: Lidhur me projektdraftin e hartës gjyqësore dhe qëndrimin e vlerësuar. Të premten, KLGJ mori vendimin për miratimin e draftit me një ndryshim të vetëm. Tashmë ishte realitet që tavolinat kanë qenë farse propagandistike. Në këto kushte vendosëm të bojkotojmë të gjitha proceset në të gjitha nivelet e gjykimit, përfshi Gjykatën e Lartë. Procesi fillon nesër dhe mbaron të premten. Me këtë bojkot synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit se duhet ta kenë të qartë të gjithë personat fizikë dhe juridikë që, nëse duan të kenë zgjidhje të çështjeve gjyqësore, të ndërgjegjësohen duke dhënë mesazhin që interesat e tyre nuk po përfaqësohen, përkundrazi kjo hartë cenon rëndë aksesin në drejtësi të individëve dhe personave juridikë dhe rrit kostot dhe shpenzimet.

E konsideruar si reforma më e thellë gjyqësore, me hartën e re, parashikohet shkrirja e gjykatave në rrethe, çka qytetarëve iu duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të marrë pjesë në një proces gjyqësor.

E prezantuar rreth gjashtë muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë, reforma parashikon shkrirjen e 4 gjykatave administrative, duke lënë vetëm dy, përkatësisht në Tiranë dhe Lushnjë. Ndërkohë, Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13, duke u mbyllur gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. Pas miratimit nga KLGJ-ja, vendimi do të kalojë edhe në KLP, nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministria e Financave për t’u miratuar në fund nga Këshilli i Ministrave

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...