Pollo: 'Sunny Hill' ka më shumë rëndësi për Kosovën, kontribuon në njohje

E mërkurë, 15 June 2022 16:58

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me transferimin e 'Sunny Hill Festival' në Tiranë nga Rama e Veliaj.

Në postimin e tij në Facebook, Pollo ka theksuar se një festival muzikor në Prishtinë do ta ndihmonte Kosovën e pastabilizuar dhe të dëmtuar shumë me Ballkanin e Hapur të iniciuar nga presidenti serb Vuçiç.

 

Postimi i plotë i Genc Pollos:

 

 

Një festival muzikor në Prishtinë apo Tiranë nuk do të kishte shumë rëndësi.

 

Por një eveniment ndërkombëtar në Prishtinë është më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë. Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur.

Joshja e transferimi i #SunnyHillFestival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë.

Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak.

Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin!

Vazhdojnë në një linjë.

GP

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...