Tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen/ Klodian Zoto shfaqet në Irak, Shqipëria shitet si ‘sukses’

E Enjte, 16 June 2022 12:34

 

Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, është ndër më të akuzuarat në Shqipëri.

Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, dhe përfundojnë në kompani guackë në Holandë.

Por, ashtu, para se të shkojnë tek mbetjet, tentakulat e inceneratorëve janë shtrirë edhe të ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

 

Por, duket se tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen. Duke shitur si “histori suksesi” rastin e Shqipërisë, kompania që qëndron në majën e piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipërië, Integrated Technology Services, e Klodian Zotos po “shëtit” në shumë vende të botës.
CNA.al sjell më poshtë një dokument ekskluziv, i cili mban datën 2 nëntor 2020, dhe tregon se e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri është tentuar edhe në Irak.

Në dokumentin më poshtë, në datën 2 nëntor 2020, ITS e Klodian Zotos i ka drejtuar një letër autoriteteve në Irak, ku propozohet e njëjta skemë si në Shqipëri

Modifikuar më Premte, 17 June 2022 14:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...