WB6, deklaratë për 'Ballkanin e Hapur': Do konkurrojë negativisht Procesin e Berlinit

Saturday, 18 June 2022 09:24

 

Grupi strategjik i Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht Procesin e Berlinit. Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”.

Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrimin rajonal në një drejtim të fragmentuar, thotë Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor, një organizatë kjo për demokraci dhe të drejtat e njeriut, me seli në Sarajevë. Në deklaratën e këtij grupi thuhet se nismëtarët e Open Balkan shmangin shpjegimet sesi projekti do pajtohet me procesin e Berlinit.'

“Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”. Nismëtarët e Ballkanit të Hapur shmangin shpjegimin sesi projekti do të pajtohet me Procesin e Berlinit dhe politikën e zgjerimit, si dhe me tregun e mëtejshëm të përbashkët rajonal dhe sa i realizueshëm do të ishte krijimi i dy kornizave që synojnë të rregullojnë të njëjtën gjë.

Në deklaratë përmenden dilemat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi – që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur – lidhur me natyrën gjithëpërfshirëse të nismës.

 

“Ka shqetësime se projekti Ballkani i Hapur po krijon një hendek mes partnerëve transatlantikë. Shumë kryeqytete evropiane nuk janë të bindura në këtë project. Serbia, si një nga nismëtaret e Ballkanit të Hapur, po përballet me njoftime për ngadalësimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse mbetet këmbëngulëse në shmangien e harmonizimit të plotë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në këtë kuptim, Ballkani i Hapur ka potencialin të krijojë ndarje dhe të dëmtojë natyrën e bashkëpunimit rajonal në baza të barabarta”

Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes të rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vitet e ardhshëm

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...