Vrasja e Xhuvanit/ Prokuroria thërret Gazment Bardhin, Berisha: Duhet thirrur edhe Taulant Balla

Hënë, 20 June 2022 13:51

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe lajmin se prokuroria do të thërrasë Gazment Bardhin në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak para votimeve të 25 prillit në Elbasan.

“Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente.

Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen.

Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë.

 

Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë.

Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin.

Ku shkoi Alfred Shehaj? A nuk shkoi prokurori që mashtroi qytetarët në mënyrën më të paskrupullt në SPAK? Si mund t’i besohet SPAK-ut tani.

Unë në parlament kam kërkuar hetimin e të dyve. Nuk mund ta mohoj që aty ka pasur umbrellë politike aty,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...