Berisha: Soros është sponsor i të gjithë projekteve antishqiptare! Adriatiku është ëndrra ruse

Tuesday, 21 June 2022 13:02

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në promovimin e librit ‘Kurrë mos harro’ për gjenocidin serb në Kosovë se të gjitha projektet antishqiptare sponsorizohen nga Sorosi.

“Ne jemi shndërruar po aq vasalë sa ishin në vitin 1945. Por sot ka një faktor të tretë madhor. Dhe ky quhet George Soros.

Kam ndjekur më vëmendje reagimet ndaj Ballkanit të Hapur. Të gjithë serbofilët u hodhën në sulm për të mbrojtur Samitin e Ohrit, ku u mohuan krimet, u mohuan masakrat.

Krah për krah me ta, ishte seria e shërbëtorëve të Sorosit. Sponsor i të gjitha projekteve antishqiptare.

 

Unë lexoj me kënaqësi të madhe disa analistë amerikanë. Server, Bugajski, Jozef. Të gjithë reaguan me shpejtësi ndaj fjalës së Lavrovit. Por këta nuk thanë asgjë, pasi Aleks Soros është padroni i samitit.

Ky person, që përbën një monstër ndërkombëtare, dikton fuqishëm edhe ambiguitetin e politikës së SHBA, për shkak të ndikimit që kanë diplomatët amerikanë në rajon”.

“Çfarë është Ballkani i Hapur? A nuk e kanë bërë të qartë personalitetet evropiane, se ky është një projekt që nuk e përkrahim, madje është projekt antieuropian? De fakto është një projekt rus. De fakto është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Kush e ka lexuar traktatin e tyre? Nuk kam gjetur njeri që të thotë se ka lexuar një nen. Por aty një vend të posaçëm ka Durrësi. Çfarë është ky vend i posaçëm i traktatit të Novisadit për Durrësin? Janë disa garanci shtesë për Serbinë. Kjo është ëndrra ruse. Ata kanë qenë të interesuar gjithmonë për Adriatikun në Ballkan. Interesi rus në Ballkan është Adriatiku.

Çfarë thotë traktati? 720 faqe tha Vuçiç, pa i lexuar njeri. Duke qenë haptas një projekt antieuropian. Një hordhi shqiptarësh e mbështesin në verbëri të plotë, duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare. Duke harruar se nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit të Shqipërisë,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...