Berisha: Ndërtuesi i pallatit në pajë të Ramës dhe Salillari i marrin tenderat me 99.9% të fondit limit

E Enjte, 30 June 2022 18:53

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama në Kuvend për korrupsion me tenderat publikë, të cilat tani fitohen me 99,9% të fondit limit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se vëllai i komandatit të Gardës, Sako dhe Salillari kanë marrë tenderat me maksimumin e fondit të parashikuar.

“Si mund të vidhni sot qytetarët në një kohë kur paguajnë vezën, paguajnë djathin, paguajnë qumështin e foshnjes më shtrenjtë se gjermani, se francezi, se italiani? Edhe kjo për shkak të politikave tuaja çnjerëzore. Pse them që është një vjedhje e hapur? Ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithmonë me 99.9% të fondit limit.

 

Kam kohë që hetoj dhe çfarë me rezulton, 99.9% e fondit limit që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. “Do ta jap me 99.9% tenderin, por do më japësh 30% të shumës”.

 

Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9%. Ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tenderin 13 milionë euro me 99,9%. Është vëllai i komandatit të gardës dhe mori tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Korçës”, tha Berisha.

 

Sipas tij “ndërtoi pallatin pa asnjë leje dhe shpërblehet me tender 99.9%. edhe Salillari që nuk di ku ti çojë paratë i merr tenderat me 99.9%, paçka se shembi rrugën e Borshit. Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu dhe mërziteni me Dulen kur thotë “po stolisni”. Rama le ti marrë 36 gra ti bëjë ministre, hajdut mbetet. Ai përdor firmat tuaja. Nuk vjen dekret pë rata që nuk blejnë dot qumështin, për pensionistin, për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...