Grupet e punës së PD në terren me qytetarët: Protestoni më 7 korrik! Të rrëzojmë qeverinë e korruptuar të Ramës

Saturday, 02 July 2022 18:36

 

Temperaturat e larta nuk kanë penguar Grupet e punës së Partisë Demokratike për të zhvilluar takime në terren me qytetarë, tregtarë, burra e gra, në lidhje me protestën e 7 korrikut. Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste.

Në broshurat e shpërndara në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, theksohet rritja e çmimit të naftës, ushqimeve bazë, taksave dhe korrupsionit.

Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet sy më sy me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë.

Apeli drejtuar të gjithë shqiptarëve është pjesëmarrja në protestën e 7 korrikut.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi nga Njësia në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë e cila nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.

"Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës", tha Vokshi.

Ndërsa anëtarja e grupit të punës Iliriana Kuçana në takimin me zonjat e Njësisë 4 në Tiranë shprehu shqetësimin e largimit të të rinjve.

"Të dalim në protestë që Shqipëria të mos shpopullohet. Të rinjtë duan të ikin, por ne duhet ta ndalim", tha pedagogia Kuçana.

Sekretari i Pergjithshëm i PD Flamur Noka gjatë takimeve në Kamëz theksoi se “7 korriku është një mundësi për vendin, për të rinjtë, për të gjithë shqiptarët që nuk i dorëzohen realitetit, krimit e mjerimit!”

“Kudo varfëri, papunësi, revolte. Të gjithë duan të protestojnë për veten, familjet dhe fëmijët e tyre. Ndihet që tashmë vendi ka opozitë të vërtetë, e njerëzit na shohin me besim e shpresë”, thotë në një reagim të saj kryetarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimci, pas takimeve përreth “Bulevardit të Ri”, Rrugës “Jordan Misja” dhe tregut “Ish Uzina Dinamo”.

Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, së bashku me kryetarin e degës 8 Gazment Sallaku dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar Fioralba Dizdari takuan banorët e njësisë 8 në Tiranë duke u bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 korrikut

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...