Kryemadhi: Mega-afera nisi me bumin e ndërtimeve në Tiranë, socialistët e zhgënjyer të dalin në protestë

E mërkurë, 06 July 2022 16:50

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Duke folur në MCN Live Kryemadhi tha se opozita do të ketë strategji dhe jo inflacion denoncimesh.

“7 korriku s’ka të bëjë me opozitën, ka të bëjë me sensibilizimin e çdo njeriu nëse ndihet i varfër, sepse çmimi i naftës është edhe për socialistët. Nuk është politike por ekonomike. Varfëria kap edhe ata që s’kanë shkuar kurrë të votojnë. E gjitha kjo do shkojë me strategji nga opozita, inflacion denoncimesh s’do ketë. Protestat sot janë të domosdoshme, sidomos 7 korriku është i domosdoshëm, u bëj thirrje edhe socialistëve të zhgënjyer të jenë atje. Edi Rama ka uzurpuar PS-në. Forca s’është në 7 korrik, por te zgjedhjet lokale, te padia që firmos. Sa do të ushtrosh vullnetin qytetar ndaj SPAK-ut që të thërrasë Veliajn në SPAK. Pse e ke firmosur? Patjetër që do të ketë prova të tjera, padia do të hartohet këto ditë. Faturat duam t’ia bëjmë gati SPAK-ut, vetëm të verifikojë. Për protestën e nesërme është momenti dhe shansi për këdo. Edhe bizneset e vogla, nëse kanë për të dalë të dalin, fermerët të dalin. Opozitarizmi i kaluar dëmtoi ndjenjën e protestës te qytetarët, sepse shkonte bënte pazare Basha. Prandaj strategjia e opozitës duhet të jetë e ndërthurur, protestë, prezencë në Parlament, me padi. Të vendoset me shpatulla pas murit sistemin e drejtësisë, që mos fshihet pas fakteve. Firma e Veliajt është aty”.

E pyetur nga gazetari Klodian Tomorri mbi akuzat se “njerëz pranë Bashës janë paguar nga inceneratorët”, Kryemadhi tha: Ka faturime të Klodian Zotos në kompani pranë z.Basha. Janë kthyer në vila dhe biznese të tjera. Ne do t’i çojmë në SPAK. Skema e inceneratorëve u përdor për blerjen e votave Fier, Durrës dhe Tiranë”.

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tregoi në MCN Live ato që i konsideron si fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve. Kryemadhi tha se në total janë 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë, ku 30 milionë euro sipas saj janë të kompanisë së Klodian Zotos. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama.

 

“Janë 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Unë kam 24 kompani, mund të jenë 154 kompani. Nga inceneratorët vajta te firmat e Lefter Kokës. Po të ishte skemë e thjeshtë do ishte kapur nga të gjithë, por kjo është skemë mafioze. Funksionon për të grabitur paratë nga buxheti i shtetit dhe për të injektuar para të krimit dhe drogës. Edi Rama është truri, të tjerët janë zbatuesit”.

Kryemadhi ngriti pyetjen përse nuk bllokohen llogaritë bankare të Klodian Zotos, ndërkohë që është në kërkim.

Ajo tha se afera nisi kur nisi edhe bumi i ndërtimeve në Tiranë në vitin 2015.

“Mund të jenë 120 mijë fatura ose 98 mijë fatura, të të gjithë evazionit fiskal të kësaj periudhe. Të të gjithë momentit të hyrjes së koncesioneve në lojë dhe fillimit të grataçielave në Tiranë. Sa kompani kanë filluar të ndërtojnë diku nga fundi i vitit 2015, fillimi i vitit 2016, është momenti kur kanë filluar koncesionet të hyjnë në lojë. Pra, unë kam 24 kompani, mund të jenë 124 kompani, unë nuk e di, unë kaq kam. Unë duke hetuar inceneratorët kam arritur duke ndjekur paranë nga inceneratorët vajta tek firmat e Lefter Kokës, i cili pagoi vetveten me kompani sheqeri për të bërë inceneratorin e Elbasanit. Hapi kompani të re, mori para nga banka të nivelit të dytë, mori paratë e mbylli kompaninë e re. Të njëjtën gjë po ashtu me Fierin, ndërsa në Tiranë erdhi nënkontraktori i inceneratorit të Tiranës, nënkontraktori i holandezit që ishte 30 milionë euro evazion fiskal,” tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...