Skandali i zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, Balliu: Veliaj ka administratë monstruoze! Protestoni më 7 korrik

E mërkurë, 06 July 2022 21:33

 

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me skandalin e funksionarëve të Bashkisë Tiranë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm në varrezat e tufinës.

Klevis Balliu shkruan në rrjete sociale se administrata e Erion veliajt është monstruoze ndërsa theksoi edhe njëherë se qytetarët duhet të protestojnë nesër, në datën 7 korrik kundër vjedhjes qeveritare.
"Kjo është administrata më monstruoze. Ja deri ku shkon vjedhja e patronazhistëve të Ramës dhe Veliajt. Me 7 Korrik ora 7 të bashkohemi në një front kundër vjedhjeve të qeverisë."-shkruan Balliu.

 

Sa i përket arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nga këqyrja e aparateve celulare të personave të përfshirë në këtë skemë korrupsioni, dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj.

 

Po ashtu nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...