Tallja me 6% e pagave/ Mashtrimi i radhës për mësuesit dhe mjekët

Diel, 10 July 2022 12:21

 

Që nga nga 1 korriku, pra që prej dhjetë ditësh, punonjësit e shëndetësisë dhe ata të arsimit parauniversitar pritet të marrin pagën me 6 % rritje.

Kështu ka njoftuar Qeveria pak ditë më parë.

Në fakt, rritja e pagave është lajm i mirë, por për këtë rast nuk vlen.

Pasi duke u bazuar në të dhënat e INSTAT, nuk kemi të bëjmë me rritje pagash, por me indeksim.

Në muajin qershor, norma e inflacionit arriti një nivel historik, 7.4%.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022 është 7,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2022, krahasuar me maj 2022 është -0,1 %.

Rritja e inflancionit është shoqëruar edhe me rritje të çmimeve, por me rritje të borxhit publik, siç u konfirmua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, javën që shkoi.

Pra, kemi një rritje të inflancionit, me 7.4 për qind dhe një rritje pagash për mësuesit e mjekët siç thotë Qeveria me 6 për qind.

Thënë më qartë, vetëm rritje pagash nuk ka dhe indeksimi është i pamjaftueshëm pasi inflacioni është më i lartë.

Një detaj tjetër që kalon në mjegull nga Qeveria, kur trumbeton rritje pagash, është se rritja bëhet për pagën bazë dhe jo në total.

Për shembull në sistemin arsimor, 6 % e 600 mijë lekëshit është 36 mijë lekë të vjetër, ndërsa po të llogarisim pagën bazë, që është 340 mijë lekë të vjetër, rritja bëhet me 20 mijë lekë të vjetër.

Pra, një rritje inekzistente page, sa për propagandë dhe teatër, duke u hedhur hi syve qytetarëve.

Referuar INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,38 %, pasuar nga grupi “transporti” me 1,53 %.

Janë këto të dhënat e një institucioni shtetëror, që nxjerrin blof Qeverinë dhe zbulojnë propagandën dhe talljen me 6 përqindëshin e famshëm.

Modifikuar më Hënë, 11 July 2022 10:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...