Malltezi: Projekt si në Sri Lanka për të falimentuar Shqipërinë! Rama dhe Veliaj mafie e Soros

Hënë, 11 July 2022 17:58

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se skenari në vendin tonë është i ngjashëm me atë në Sri Lanka dhe se aktorët janë të njëjtë.

Ai deklaroi se në vendin tonë po zhvillohet një projekt që synon falimentimin e vendit ndërsa përmendi rritjen e borxhit dhe aktor kryesor bën qeverinë, dhe George Soros.
"Sri Lanka filloi të rriste borxhin. Pra, tregon se paraja bëhet letër pa vlerë, zhvlerësohet monedha, inflacioni galopant prej borxhit.
Së dyti, në Shqipëri para 9 vitesh 64 për qind borxhi, sot 107 për qind. Skenari si i Sri Lankës.

 

Kush janë aktorët, në Sri Lanka, Soros, Ricardo Housman dhe Erion Veliaj, të njëjtët personazhe.

Veliaj ka 6 vite që ka futur taksën e ujit, tarifën e ka shumëfishuar. Në 2016 e futi për të siguruar ujë 24 orë, por s'ka asnjë zonë e Tiranës 24 orë. Ka 6 vjet që vjedh taksat.”-tha Malltezi.

Më tej ai shtoi se po vidhen paratë publike me inceneratorët ndërsa shtoi se çmimi i naftës u shtrenjtua me 80 për qind.

“Vetëm shtohen taksat, ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës ndonëse ne këtu e prodhojmë. Shqiptarët po vidhen nga mafia e Soros, Veliaj dhe Rama. Me këto nivele borxhi, e pamundur të kesh një qeverisje normale për qytetarët.”-deklaroi Malltezi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...