Skandalet e qeverisë, Berisha: Prisni, ky është vetëm fillimi

E mërkurë, 13 July 2022 08:17

 

Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve ka folur për skandalet qeveritare, si ajo e inceneratorëve apo edhe abuzimet me akset rrugore. Sipas Berishës, çdo ditë dalin para të vjedhura, ndërsa qeveritarët tha ai i fshehin tek personat e vdekur, apo barinj që jetojnë në Greqi.

 

Sali Berisha tha ne fjalen e tij, se vjedhja qe po i behet shqiptareve është kthyer në sistem.

 

“Çdo ditë dalin paratë e vjedhura të fshehur diku në një bari në Athinë, diku në varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që nuk kanë lidhje me paratë që qeveritarët kanë fshehur tek ata

 

Prisni, është fillimi. Këta që kanë ndërtuar kilometrin e rrugës Ibë – Farkë me 30 mln euro, aty vëllimet e punimeve nuk janë më shumë se 3-4 mln euro. 10 fishin. Këta kanë vjedhur dhe i kanë depozituar në emra të gjallësh dhe të vdekurish, pensionistë në azil etj.

Pra në rrafshin politik kemi ato qëndrime të Ramës, nga ana tjetër kemi një vjedhje të paimagjinueshme të kthyer në sistem të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...