Manjani: Mafia po qeveris, përdor të vdekurit për pastrim parash! Amnistia fiskale për 'çunat e Tiranës'

E mërkurë, 13 July 2022 08:40

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi në emisionin 'A Show' në Syri Tv se situata në Tiranë është si në Sri Lanka. Manjani tha se borxhi publik është rreth 100 për qind dhe për pasojë kemi rritjen e çmimeve. Sipas tij, rritja e çmimeve nuk vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.

Më tej, teksa komentoi amnistinë fiskale, ai tha se nuk është për ‘çunat e Londrës’, por për ‘çunat e Tiranës’.

 

"Kjo sjell çmime të larta, ja ku jemi. Nuk kanë lidhje fare me Ukrainën këto çmime, s'jemi në luftë me Ukrainën dhe as me Rusinë. S'kemi takat. Nuk jemi në luftë, por kemi çmime të larta sepse borxhi publik është i lartë.

 

Rrit borxhin që të rrisësh çmimet nesër. Informalitet pa fund, drogë, hashash, qeveria thotë t'i legalizojmë. Amnistia fiskale nuk është për ‘çunat e Londrës’, por për ‘çunat e Tiranës’.

 

Nuk i beson kush nga Londra këta, e bëjnë për veten. Ka 2 milionësha këtej rreth e rrotull në Tiranë që e bëjnë për veten e vet. Sri Lanka është këtu, në Tiranë.”-tha Manjani.

Sa i përket inceneratorëve, Manjani tha se është një histori mafioze ndërsa shtoi se të vdekurit, të rinjt dhe të moshuarit po përdoren për të pastruar paratë e mafies.

“Rama thotë përgjegjësia individuale, por u bënë si shumë këto individët. Kur ti përdor pleqtë, dikush në azil, në hallin e vet, përdorin të vdekur, të varfër që s’dinë gjë, edhe të rinj, mafia është ulur midis nesh.”-tha Manjani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...