'Larg duart nga Butrinti!' – Të enjten, protestë përpara Kuvendit për mbrojtjen e parkut kombëtar

E mërkurë, 13 July 2022 12:51

 

Ekspertë të kulturës, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, gazetarë janë mbledhur sot për të protestuar përpara selisë së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kërkon të marrë nën administrim, Parkun Kombëtar të Butrintit, me thirrjet “Larg duart nga Butrinti”, një paralele e zgjedhur qëllimisht kjo nga protestat paqesore të dekadave më parë në SHBA, "Larg duart nga Vietnami".

Nesër, kur në Kuvend kalon ligji për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për menaxhim, këtij fondacioni, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore të vendit kanë thirrur një tjetër protestë në orën 10:00 përpara parlamentit, për të mos lejuar votimin e marrëveshjes që ia jep me koncension një privati, pasurinë e vendit.

I mirënjohuri Aulon Kalaja, që ishte në radhën e parë të revoltës, tha:

"Ne kemi marrë vesh se nesër këta (grupi i PS), në turravrapin e tyre për ta kaluar këtë ligj, e kanë kaluar në seancë plenare. Është në rend dite, çështja e Butrintit, ndaj neve nuk na mbetet gjë tjetër përveçse nesër të thërrasim një protestë përpara parlamentit të Shqipërisë në orën 10:00.

 

I ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që duan ta mbrojnë Butrintin. Por kujdes: Jo vetëm Butrintin! Edhe Durrësin, edhe Apolloninë, edhe Antigonenë, edhe Bylisin, edhe Pallatin e Brigadave edhe çdo gjë tjetër që ka një farë domethënieje në Shqipëri.

Ushtria pushtuese po merr çdo kala në Shqipëri, ndaj të enjten në orën 10:00! Dhe sigurisht që kjo betejë nuk mbyllet nesër. Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese!” premtoi aktivisti.

Ndërkohë, një tjetër aktivist, duke folur në veçanti për fondacionin në fjalë, theksoi: "Kjo është një thirrje, një ftesë shumë dashamirëse për AADF-në që të reflektojë. E theksoj këtë sepse nuk mund të menaxhohet trashëgimia jonë kulturore në formë klienteliste. Nuk mund të bëhen ligje ad-hoc në funksion të një fondacioni privat apo një subjekti privat ,siç u bënë ligje të posaçme për Teatrin etj. Është një praktikë e pastër korruptive në konflikt të pastër interesi.

Nëse AADF vërtet e ka për zemër trashëgiminë tonë, identitetin tonë kulturor, atëherë të bëhet aleat me qytetarët shqiptarë, me aktivistët, me njerëzit e pavarur. Kjo do të ishte ndihma më e madhe. Madje të forcojë edhe kapacitetet e shtetit shqiptar, të Ministrisë së Kulturës, që i ka poshtëruar drejtoritë rajonale, i ka poshtëruar institucionet tona të menaxhimit të trashëgimisë, duke i lënë pa mjete financiare, pa burime, pa ekspertë.

Nëse AADF e ka të sinqertë, mund të ndihmojë me bursa studimi të rinjtë, studentët, që të bëhen ekspertë të aftë për të menaxhuar trashëgiminë kulturore.

Kjo nuk është vetëm çështje trashëgimie kulturore në kuptimin e ngushtë të fjalës, çështje dy-tre ekspertësh, është çështje demokracie. Është çështje demokracie!

Qytetarët e sarandës, qytetarët e Durrësit, janë shumë të irrituar që nuk pyeten fare se çfarë po ndodh me trashëgiminë kulturore të tyre, që është pasuria jonë e përbashkët, që nuk është pasuria as e Ilva Margaritit, as e AADF, as e Ramës, as e Shalsit, është trashëgimia e qytetarëve shqiptarë.

Le të bëjnë një pyetësor të sinqertë, komunitetet, çfarë mendojnë ata për Butrintin, për Amfiteatrin e Durrësit, për Lezhën, për Marubin e me radhë e pastaj të ulen të diskutojnë. Janë akoma në kohë që ta bëjnë këtë.

Ne gjithsesi do të krijojmë një lëvizje të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare opinioni se duam që kjo të bëhet në frymën e Kushtetutës dhe në frymën e UNESCO-s”!”/ar.sh/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...