Inceneratorët/ Kryemadhi për VOA: Në botë do të kishte rënë shteti dhe drejtësia do kishte vepruar

E mërkurë, 13 July 2022 19:40

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës u ndal te protesta e 7 korrikut që mbajti opozita para Kryeministrisë. Ajo tha se shqiptarët nuk ishin në shesh për figurat e politikës por kundër qeverisë së Ramës.

Ndër të tjera ajo përmendi edhe aferën e inceneratorëve. Sipas saj, janë 189 milionë euro evazion fiskal nga kompanitë e inceneratorëve.

 

INTERVISTA
Çfarë të reje do sillni ju për qytetarët, duke marrë shkas nga protesta e 7 korrikut?

 

Kryemadhi: S’e mendoj se shqiptarët qytetarët e Tiranës atë ditë ishin për shkak të figurave politike në protestë. Për shkak të problematikave, çmimi i naftës, mungesa e arsimit, apo largimi i të rinjve dhe të rejave, i ka vendosur në panik shqiptarët. Goditja që i bëri opozita e kaluar duke shitur kauzat, është e vështirë për ta rikthyer. Ajo që ngre unë zërin është se nëse do të funksiononte drejtësia do të kishim zbardhjen e skemës. 189 mln dollarë është evazioni fiskal.

 

Protestat që ka paralajmëruar Berisha mendoni se do e largojnë qeverinë?

Kryemadhi: Nëse protestat do të jenë qytetare dhe qëndrestare, siç ishte protesta e studentëve në 2018-ën,që ushtroi presion te qeveria, po. Ne kemi votuar një reformë në drejtësi, dhe nëse do funksiononte kjo gjë, s’do ishim këtu. Nëse do ishte nëna e Kryemadhit në azil dhe do i përdoreshin të dhënat, apo nëna e Kryeministrit?! Në çdo vend jo vetëm që do të kishte rënë shteti, por drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi. Hetimi për inceneratorin e Tiranës ka 1 vit dhe pasi u paguan paratë nga qeveria, SPAK veproi mbi këta inceneratorë. Për inceneratorin e Tiranës nuk do presim 30 vite që të mbarojë kontrata.

A përbën problem fakti për ju që Berisha është shpallur non-grata?

Kryemadhi: Zoti Berisha e ka çështjen personale çështjen e të shpallurit non-grata. Ai e ka nisur rrugën e vetë të sqarimit. LSI- është strukturë më vete por qëndresat për opozitarizmin në rast për rritjen e çmimeve, apo korrupsioni, sot na duhet unifikim dhe hapje të skenës politike për rikthimin e të rejave kudo ku janë. S’do i japim mundësi të rinjve për paratë e drogës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...