Alibeaj dekonspiron Bashën: Bojkotuam ‘Territorialen’ nga frika se do humbnim zgjedhjet në 2015

Saturday, 16 July 2022 11:34

 

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur nga Vlora për Reformën Territoriale. Alibeaj i është përgjigjur pyetjes së demokratëve se pse në komision nuk ka deputetë të Partisë Demokratike.

“Pretendimi i "Foltores", u kam thënë që të bëjnë kërkesë, kushdo mund të bënte kërkesë. Asnjë nuk erdhi. Nuk erdhën vetë”, ka thënë ai.

Alibeaj kujton komisionin e reformës territoriale dhe Reformës në Drejtësi në vitin 2014. Alibeaj ka dekonspiruar Lulzim Bashën kur tha se nuk morën pjesë te Reforma Territoriale nga frika se do humbisnin zgjedhjet.

 

“Nuk morëm pjesë sepse kishim frikë se mos humbisnim në 2015-ën”, u shpreh Alibeaj.

 

Takimi i Alibeajt në Vlorë u bë në vijim të dëgjesës publike për reformën territoriale, por prezent nuk ishin anëtarë të komisionit, ndryshe nga sa u tha se takimi do zhvillohej me Komisionin.

Takimi vijoi në errësirë (mungesë e energjisë elektrike) me disa anëtarë të Partisë Demokratike të qarkut mbi zhvillimet e brendshme në parti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...