Denoncimi: 'Rama ka urdhëruar vaksinimin e qytetarëve me vaksina të skaduara'

Saturday, 16 July 2022 12:19

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik. Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.

Berisha e ka dënuar ashpër këtë urdhër dhe e ka cilësuar një “akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e njeriut” në thirrjen që iu ka drejtuar sot qytetarëve:

“Në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, - shkruan Berisha, - Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-Covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara. Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital," nënvizon Berisha.

"Përshëndetje doktor. Po ju informoj se jemi urdhëruar të vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer, që ka skaduar në korrik dhe sipas urdhrit, duhet që këtë lot ta përdorim gjer në tetor."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...