Paloka: Në 2013 Rama do e bllokonte procesin edhe për rrahjen e një socialisti…

Diel, 17 July 2022 10:39

 

Deputeti demokrat Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, ndërsa shprehet se tashmë ai mund të hapë shampanjën për herë të 10-të lidhur me hapjen e negociatave me BE-në.

Paloka shkruan se Edi Rama bllokoi këtë proces në 2013 dhe nuk ishte çështja e “kryetarit të Qarkut Fier”, pasi ai do të përdorte çdo gjë për të bllokuar procesin.

Në këtë kuadër, Paloka sjell në vëmendje kushtin e vendosur në atë kohë nga Gramoz Ruçi, i cili në Parlament deklaronte se si mund të votonte PS për miratimin e 3 ligjeve, që ishin të vetmet kushte në atë kohë për hapjen e negociatave, kur një militant i PS ka rrahur një zyrtar vendor socialist të Tepelenës.

Postimi nga Edi Paloka

Te gjithe kujtojne “kushtin” e Rames ne 2013 per ti hapur rruge integrimit te Shqiperise ne BE, po kane harruar “kushtin” e Ruçit !

BE-ja është vetëm një tigër letre në Ballkan, sa do të zgjasë procesi i negociatave
Ne 2013, Rama nuk pranoi te votonte tre ligje te cilat ishin kerkese e BE qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat e te hapte negociatat me BE. Te gjithe kujtojne atehere kushtin qe vuri Rama ne Parlament :” Me jepni Kryetarin e Qarkut te Fierit, qe te jap votat per tre ligjet”!

Po eshte nje detaj shume me interesant qe shume pak e mbajne mend dhe askush nuk e permend. Pas kushtit te Rames , nxitoi dhe Gramoz Ruci te thote nje arsye “te forte” se perse PS nuk i votonte tre ligjet…

Arsyeja ishte se pak dite me pare, nje militant i PD, kishte rrahur nendrejtorin socialist te ndermarrjes se ujesjellesit te Tepelenes !!!

“E si te votojme ne sot ?”- pyeti Gramozi pasi shpalli kete arsye se perse nuk i hapte rruge PS integrimit te Shqiperise.

Ne ate moment te gjithe qeshem, po me pas une po mendoja qe pavarsisht te gjithave, Ruci nuk ishte aq sa te kepuste gomarlliqe te tilla.

Fakti eshte qe per nje moment Rama u tremb se PD do bente ca shkelje dhe do ja kalonte qarkun e Fierit, PS. Ne se kjo ndodhte, Rama mbetej pa asnje justifikim per votimin e tre ligjeve. E ja ku u gjet zgjidhja: “kushti” i Rucit …

Rama ne fakt nuk kishte kushte per te votuar tre ligjet. Ai kishte vendosur qe te bllokonte integrimin dhe per kete do perdorte cdo justifikim, qofte dhe me idiotin, si ai qe permendi Ruci. Pra edhe ne se ne do “ja jepnim” qarkun e Fierit, ai do nxirrte nje tjeter e pastaj nje tjeter justifikim qe mos votonte.

Tani pas dhjete vjetesh vonese per shkak te tij, me siguri do hapi per here te dhjete shampanje, per “te festuar”!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...