Berisha: 1 km rrugë në Ibë-Farkë e ndërtuan me 30 mln euro!

Hënë, 18 July 2022 20:16

 

 

Nga Belshi ku zhvilloi një takim me fermerët, kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi skandalet e qeverisë 'Rama'.

Berisha tha se në segmentin Ibë-Farkë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, qeveria ka ndërtuar 1 km rrugë për 30 mln euro, ndërkohë që standardi në Europë është me kosto 2.3 milionë euro.


Gjithashtu, Berisha tha se kompania e ndërtimit 'Aktor' ka hedhur në gjyq Shqipërinë dhe pritet të fitojë në arbitrazh 15 milionë euro.

 

"Nëse në Europë rruga ndërtohet në fushë me 2.3 mln euro, këta e ndërtojnë me 21 milionë euro. Nëse shkoni në Tiranë, nga Iba në Farkë autostrada ishte e papërfunduar, 7 km ishte. E gjithë rruga ishte kontraktuar me 255 milionë euro. Kur e dorëzuam pushtetin kishte përfunduar tuneli dhe 20 km nga tuneli në Elbasan. Kishin mbetur 5 km. Sa shkoi rruga? Nga 255 mln, kërciti në 430 mln euro për ato 7 km rrugë dhe 1 km rrugë aty shkoi 30 mln euro, vetëm e vetëm vidh pafund. Aktori i ka hedhur në gjyq se i ka parë çfarë janë këta dhe do marrë ua garantoj nja 15 milionë euro dhe ua merr ju, nga taksat, sepse ju në çdo gotë uji, në çdo kafshatë buke, ju paguani TVSH-në. Ndaj dhe ka një thirrje të brendshme, të kujtohemi për veten tonë, t'i dalim zot vetes tonë, nuk jemi në për t'u nëpërkëmbur në këtë mënyrë"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...