'Një i afërt me Ramën e Veliajn'/ Mediat italiane: Si i pastron mafia paratë

E mërkurë, 20 July 2022 09:26

 

“Sistemi i ri i riciklimit të parave Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar”.

Kështu nis artikulli i prestigjozes HuffingtonPost Italia, ku i bëhet jehonë faktit se organizata mafioze italiane “Ndrangheta” dhe eksponentë të mafias pulieze janë duke i pastruar paratë e tyre në Shqipëri.
Artikulli i plotë:

“Dia di Bari” rreth një muaj më parë (më 8 qershor 2022) ndërmori njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, mes tyre pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krime të ndryshme si prodhimi dhe shitja e drogë, mbajtja dhe shitja e armëve.

Hetimet e koordinuara nga DDA Bari kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggia.

Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi tetë mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t’u hedhur në treg.

Hetimet u zhvilluan në territoret e Cerignola, Bisceglie, Bari dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi. Prokuroria Antimafia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi njëqind personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë drogë. Pas këtyre operacioneve nuk është e komplikuar të mund të nxjerrim disa të dhëna të natyrës logjike dhe shkencore. Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash. Nuk është për t’u habitur që të arrestuarit në këtë operacion të fundit policor përfshinin puliezë dhe kalabrezë dhe mediat shqiptare publikuan të dhëna që tregonin se këto banda mafioze po planifikonin të investonin paratë e tyre të paligjshme në vend, veçanërisht në operacionet e turizmit të pasurive të paluajtshme.

Marrëdhëniet e mafias puliane dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh. Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të riciklimit në vend.

Është e pamundur të mos pranohet që dy mafiet nuk e përdorin Shqipërinë si një territor të përshtatshëm dhe të favorshëm për pastrim parash. Marrëdhëniet mes mafias puliane, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon.

Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejonin mafiozëve të kryenin pastrim masiv të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale. Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare.

Në bisedat e regjistruara, dalin gjoja anëtarë të Ndranghetës, të cilët do të kishin diskutuar për investime të mundshme me një biznesmen shqiptar, të cilin e cilësuan si “i afërt me kryeministrin, është i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është person i rëndësishëm”.

Sistemi i ri i riciklimit Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar./ABC NEWS

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...