Berisha tregon mesazhin e Bashës/ Përgjigjja që i dha

Premte, 22 July 2022 15:11

 

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot gjatë një deklarate për mediat, ka zbuluar edhe një mesazh që sipas tij ia ka dërguar Lulzim Basha, pasi SHBA e shpalli "non-grata".

Berisha tha se Basha i ka kërkuar mos të shkojë në Kuvend, pasi sipas tij do të shkatërronte PD-në.

“Lulzim Basha më tha që nëse shkon në Kuvend, do të shkatërrohet PD-ja. Dhe unë iu përgjigja se një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk e meriton të ekzistojë.

 

Dhe ai pastaj e përdori, për të thënë se ja ky është një shpirtkazëm, që nuk i intereson partia, që e përdor për interesat personale.

Në fakt partia ja ku është.

Por, një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë është fatkeqësi”-tha ndër të tjera Berisha.

Po ashtu Berisha tha se shqiptarët e duan sepse betejën e bën për ta, jo për veten, ndërsa risolli në vëmendje edhe TAP-in.

“Kjo është një e vërtetë absolute. Pse u godit Sali Berisha nënte vite pasi nuk kishte firmosur me dorën e tij asnjë vendim ekzekutiv?

Pse u godit Sali Berisha, pasi ai prej nëntë vitesh nuk kishte marrë asnjë vendim në PD dhe nuk kishte bërë asnjë takim publik. Sali Berisha ishte autoritet moral. Ishte njeriu që rrëzoi diktaturën dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. E transformoi Shqipërinë në çdo aspekt. Ishte njeriu që me qeverinë e tij luajti rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës.

Ia doli që TAP-i të vijë në Itali pa gaz rus. Tani unë ndihem shumë komod kur dëgjoj udhëheqësit europianë që do e dyfishojnë.

Mos harroni një gjë: asgjë më korruptive se gazi nuk ka mbi tokë. Shqipëria është i vetmi vend që refuzoi. Kjo është arsyeja pse TAP është sot një gazsjellës sovran nga Rusia. Por shqiptarët kanë memorie. Nuk e duan Sali Berishën për këtë, por e kanë bindjen se këtë betejë po e bën për ta, nuk po e bën për veten e tij. Kanë një bindje se me eksperiencën që ka, do u japë një përgjigje të shpejtë problemeve të mëdha me të cilën përballen.”-deklaroi Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...