Meta në Kosovë: Rajoni ecën përpara vetëm me Procesin e Berlinit

Saturday, 23 July 2022 13:13

 

Gjatë vizitës së fundit si kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca në Prishtinë. Presidenti Meta pas takimit me Kryeministrin Kurti theksoi pikëpamjet e përbashkëta për Procesin e Berlinit, si nisma e vetme rajonale gjithëpërfshirëse. Sa i përket takimit me kryeparlamentarin Konjufca, Presidenti Meta beri thirrje për liberalizimin e vizave për shtetin fqinj

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takime me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Gjatë takimit me Kryeministrin Kurti, Presidenti Meta u ndal tek nevoja per forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve teksa theksoi se e vetmja nismë rajonale gjithëpërfshirëse është Procesi i Berlinit.

 

“Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemorragjinë demografike që na ka prekur. Nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit”.

Në vijim të vizitës në Kosovë, Presidenti Meta zhvilloi një takim edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Meta theksoi se Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.”

Një ditë më parë zoti Meta zhvilloi një takim me homologen kosovare Vjosa Osmani si dhe mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo është vizita e fundit që Presidenti Meta zhvillon në cilësinë e Kryetarit të Shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...