Partosh: Vendimi britanik për Berishën nuk ka lidhje me korrupsionin

Diel, 24 July 2022 09:31

 

Analisti britanik, Gabriel Partosh, në një intervistë për Alb TV në Angli komentoi vendimin e Britanisë së Madhe për të mos lejuar Sali Berishën të hyjë në këtë vend.

Ai tha se ky vendim nuk ka lidhje me korrupsionin.

Partosh tha se SHBA dhe Britania e Madhe janë më të shqetësuar për stabilitetin në rajon.

Sipas tij, Berisha është shprehur hapur kundër Ballkanit të Hapur dhe po përdor retorikë anti-serbe.

 

Partosh tha se kjo goditje e favorizon kryeministrin Edi Rama, por shtoi se nuk e di deri në çfarë shkalle.

Sipas tij, në atë listë mund të ketë edhe emra nga socialistët, mes tyre edhe ish-ministra.

"Mendoj se nuk e kemi diskutuar këtë më herët dhe besoj se është një pikeë shumë e rëndësishme. Perse te dy vendet kane marr nje vendim te tille!? Mendoj se arsyeja nuk eshte se z. Berisha eshte apo jo i perfshire ne korrupsion domethenes 10 vite me pare kur ishte Kryeminister.

Mendoj se ata e shohin ate si nje force destruktive. Ate qe keto qeveri deshirojne si Britania dhe SHBA eshte stabilitet ne Shqiperi dhe ne mbare Ballkanin Perendimor, sidomos ne nje kohe gjeopolitike te tensionuar me pushtimin e Ukraines nga Rusia, apo influenca ruse dhe mundesisht edhe ajo kineze ne mbare Ballkanin.

Pra gjeja e fundit qe ata deshirojne eshte destabiliteti dhe kjo ka qene e lidhur gjithmone me zotin Berisha. Mbeshtetesit e tij sulmuan edhe seline e Partise Demokratike ne Janar, patine e tij, kur … (nuk kuptohet…me gjasa thote:)… u perjashtua, nuk kishte te drejte ta bente nje gje te tille. Ai ka qene kunder iniciatives se “Ballkanit te Hapur” dhe ne menyre qe vazhdueshme ka ndermarre politika anti serbe

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...